Plot probleme në Zhelinë, banorët kërkojnë zgjidhje! Komuna arsyetohet

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 23:07

Plot probleme në Zhelinë, banorët kërkojnë zgjidhje! Komuna arsyetohet

Banorët e Zhelinës ankohen se janë është lënë në harresë! Edhe pse fshati gjendet përreth lumit Vardar, thonë se nuk kanë një vend ku të dalin për shëtitje. Kërkojnë më shumë kujdes dhe rregullime.

“Sot si Bashkësi Lokale kemi marr një iniciativë për tek shkolla vendi i quajtur Potok për t’u pastruar rrugët edhe kemi një mbështetje dhe nga banorët që kanali në Potok të rregullohet me gurë, por do t; ishte mirë që edhe komuna të na jep përkrahje.”- deklaroi Ismail Isaufi, bashkësia lokale – Zhelinë.

“Banorët e Zhelinës më së shumti ankohen nga mbeturinat! Këtu hidhen mbeturinat kujt ku t’i vjen, edhe pse ka kompani që menaxhon mbeturinat, ato i gjen në çdo anë, në çdo cep të fshatit, nuk është vetëm problem për bashkësinë tonë lokale por për të gjithë ngado që shkon, edhe nëse shkon nga fusha nuk mund të lëvizësh nga bërlloku, qese, shishe çka mos.”- thotë një banor i fshatit.

Banorët ankohen edhe për kushtet e këqija në dhomat e zhveshjes së stadiumit.

“Zhveshtorja është në gjendje të mjerueshme, nuk ka asnjë pjesë sanitarie aty brenda, ata kanë qenë në rregull, rryma, uji ata janë demoluar të gjitha. Kërkojmë nga komuna të rregullohen, rinovohen dhe të ruhen dhe të vendosen kamera a roje siç është shtëpia e kulturës, me deponitë na mbulojnë në pjesën Vardarit duhet të kemi shëtitore me ulëse, me drita, të dalin ta kalojnë kohën e lirë e jo të shohin gjendjen e tanishme.”

“Zoran Zaevi i bëri lojërat, këta nuk i mirëmbajnë hiç, stadiumi është i komunës së Zhelinës, nuk e mirëmban hiç, nuk punohet këtu në komunë në Zhelinës.”

Por nga komuna e Zhelinës thonë se dhomat e zhveshjes në stadium disa herë janë rregulluar, por janë dëmtuar përsëri, ndërsa për parkun thonë se është premtim i kryetarit se do të realizohet.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 23:07

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare