Po pastrohen intenzivisht rrugët nga bora që mos të ndalen ndihmat për Dibrën

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 24, 2020 22:59

Po pastrohen intenzivisht rrugët nga bora që mos të ndalen ndihmat për Dibrën

Reshjet e borës që kanë kapluar vendin gejgjësisht vendet malore e ka bërë që të dalë në teren edhe drejtorin e i NP ”RRugët e Maqedonisë” Bekim Memeti. Ai së bashku me punëtorët e Ndërmarrjes, vazhdon të pastrojë dhe të bëjë që rrugën Gostivar – Kërçovë veçanërisht në Strazhë.

“Ne kemi dalur për të pastruar rrugët, nuk do të lejojmë që të bllokohet rruga nga bora, ndërmarrja është e gatshme të intervenojë për çfarë do rasti, dhe sonte po pastrojmë rrugën Gostivar – Kërçovë, gjegjësisht në Strazhë ku ka më shumë borë” u shpreh Memeti. Qëllimi sipas tij është që të mos ketë ndërprerje të furnizimit me ndihmat të Dibrës dhe komunës Qendra Zhupë, që janë në izolim për shkak të Koronavirusit.

Sipas tij, të gjitha rrugët deri tani janë të kalueshme, nuk ka rrugë të bllokuara edhe pse bie borë, punëtorët po menaxhojnë si duhet situatën.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 24, 2020 22:59