Po rritet inflacioni në Turqi

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Maj, 2022 11:39

Po rritet inflacioni në Turqi

Niveli i inflacionit në Turqi arriti në pothuajse 70 për qind në muajin prill, thuhet në të dhënat e publikuara më 5 maj. Ky nivel i lartë i inflacionit paraqet një sfidë të madhe për Qeverinë e presidentit, Recep Tayyip Erdogan.

Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit për 69.97 për qind në prill, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Kjo paraqet rritje pasi, sipas të dhënave të agjencisë kombëtare të statistikave, në Turqi çmimet e konsumit në mars kishin qenë 61.14 për qind. Burimi: REL

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Maj, 2022 11:39