Poezia më e hershme shqiptare

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Mars, 2023 20:30

Poezia më e hershme shqiptare

Para dy ditesh u shënua Dita Botërore e Poezisë. Që nga viti 1999, 21 marsi është shpallur nga UNESCO dita botërore e poezisë.

Në kuadër të kësaj dite, po paraqesim sot poezinë më të hershme në gjuhën shqipe, që është “Kënga e përshpirtshme”, gjetur në katekizmin e Lekë Matrangës “E mbsuame e krështerë”, në vitin 1592.

Kënga e përshpirtshme

Gjithëve u thërres, kush do ndëlesë
Të mirë e të krështe, bura e gra
Mbë fjalët të tinëzot të shihni meshë
Se s’ishtë njeri nesh çë mkatë s’ka
E lum kush e kujton se ka të vdesë
E mentë bashkë mbë tënëzonë i ka
Se Krishti ndë parrajsit i bën pjesë
E bën për bir të ti e për vëlla.

Lekë Matranga (1569-1619), është shkrimtari më i vjetër i arbëreshëve të Italisë dhe autori i librit të dytë të botuar në gjuhën shqipe (pas atij të Buzukut). Për nevojat kishtare të bashkëkombësve të vet përktheu nga italishtja në gjuhën amtare një katekizëm me titull “E mbsuame e krështerë”, i cili u botua në Romë në vitin 1592. Nga dorëshkrimi i autorit, i zbuluar në Arkivat e Vatikanit, gjendet një vjershë me 8 (tetë) vargje njëmbëdhjetërrokëshe.

Me këto vargje, të natyrës fetare, një lutje dhe përgjërim drejtuar besimtarëve, dokumentohet poezia e kultivuar në letrat shqipe, duke shënuar fillimin e poezisë autoriale./Konica.al

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Mars, 2023 20:30

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare