Policët bëhen “mësues” të fëmijëve në kopshte dhe shkolla në Tetovë

Desk
By Desk 9 Prill, 2019 19:24

Policët bëhen “mësues” të fëmijëve në kopshte dhe shkolla në Tetovë

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë informon se prej dje ka filluar faza e dytë e projektit parandalues-edukativ i titulluar “Hap pas hapi” me qëllim që më të rinjtë në kopshte dhe shkolla të njihen me elementet themelore në trafik.

Policët do t’i mësojnë fëmijët cilat janë shenjat e trafikut dhe për çfarë shërbejnë, si kalohet në mënyrë të sigurt nëpër rrugë, si të sillen në udhëkryq dhe të ngjashme.

“Në këtë fazë gjithsej do të përfshihen 16 kopshte dhe qendra ditore në rajonin më të gjerë të Tetovës, në të cilat do të realizohen prezantime me fotografi dhe lojëra, ndërsa do të prezantohen shenja të trafikut, vendkalime për këmbësorë, udhëkryqe dhe të tjera” informon Marjan Josofovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Departamenti për parandalim e zbaton projektin i cili do të zhvillohet deri në fund të javës së ardhshme.

Desk
By Desk 9 Prill, 2019 19:24