Policët e armatosur, por të pambrojtur nga “Kovid-19”

Desk
By Desk May 7, 2020 19:16

Policët e armatosur, por të pambrojtur nga “Kovid-19”

Ministria e Brendshme shënoi ditën e policisë. U ndanë edhe mirënjohje për punën e tyre në mbajtjen e rendit publik dhe çështjen e sigurisë. Në performancën e tyre me armë tregojnë se janë të gatshëm ndaj çdo sfide.

Por, aktualisht në përballjen me armikun e padukshëm, armët e tyre janë të panevojshme. Në krizën e pandemisë nga radhët e uniformave blu janë të prekur 6 punonjës dhe 2 të tjerë tani më kanë ndërruar jetë nga CoVid-19.

Festën e sotme e shënojmë në rrethana krejt ndryshe, rast i cili na jep një imazh të qartë për rolin e policisë edhe në gjendje krize, siç është kjo e pandemisë së virusit Korona. Organizimi, disiplina por mund të them edhe flijimi i zyrtarëve policorë dhe të gjithë pjesëtarëve të tjerë të MPB-së në përmbushjen e të gjitha detyrave, në menaxhimin me pandeminë dhe në ruajtjen e jetës së njerëzve si vlerë e paçmueshme e çdo shoqërie është treguesi më i mirë për potencialin dhe besimin tonë – deklaroi Naqe Çulev, Ministër i Brendshëm.

Ankesa të shumta ka edhe na Sindikata e pavarur e policisë. Thonë se në vijën e parë të frontit tani policia nuk është e mbrojtur na virusi korona. Sindikalistët thonë se edhe orari i zgjatur prej 12 orësh në kohën e pandemisë ka vështirësuar efikasitetin e policisë gjatë ndalesës së lëvizjes së lirë.

Në këto momente edhe policët që veprojnë në këtë situatë për menaxhimin me CoVid-19 nuk janë të trajtuar si duhet, përkatësisht nuk janë të mbrojtur nga ky lloj i rrezikut që posa e theksuam – tha Aco Stojanovski, Sindikata e pavarur e policisë.

Nga kjo sindikatë shprehën edhe shqetësimet e policëve për pajisjet e tyre të punës së përditshme në terren, siç janë mungesa e çizmeve dhe uniformave. Përveç pagave të ulëta të disa njësive policore, nga kjo sindikatë thonë se edhe pagesa e mëditjeve për orët shtesë, ndonjëherë zëvendësohet me ditë të lira. Këto ditë Ministria e Brendshme mori kritika të shumta nga opinioni edhe për realizimin e një video-klipi promovues gjatë orës policore.

 

Desk
By Desk May 7, 2020 19:16