Policia arreston 2 persona në Gostivar pasi kundërshtuan urdhërat!

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 12:01

Policia arreston 2 persona  në Gostivar pasi kundërshtuan urdhërat!

Dje  rreth orës 19 e 40 minuta, në rrugëkryqin e Zdunjës në Gostivar, gjatë kohës së kufizimit të lëvizjeve janë privuar nga liria 44-vjeçari S.H. dhe 21-vjeçari M.H. nga Gostivari, për shkak të dyshimeve për ,,Pengim tëpersonit zyrtarë, në kryerjen e detyrimeve zyrtare” dhe ,,mosveprimi sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”, njofton Gostivari Sot 

“Dy gostivarasit të cilët kanë udhëtuar me mjetin ngarkues ,,Mercedes” me targa të Gostivarit (karocë-tërheqës), kanë kundërshtuar që t’ua japin dokumentascionin që ua ka kërkuar pjestari i policisë dhe janë sjellur me agresivitet gjatë privimit nga liria”, njoftuan nga Policia.

Rasti është duke u zbardhur dhe do të pasoj parashtresë adekuate. Gostivari Sot

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 12:01