Policia arreston zhvatësin nga Veleshta e Strugës

Desk
By Desk November 4, 2020 19:52

Policia arreston zhvatësin nga Veleshta e Strugës

Sot rreth orës 16:45, në afërsi të një hoteli në Strugë është arrestuar një person nga fshati Veleshtë, i cili në disa raste ka zhvatur para nga pronarët e disa objekteve hotelierike.

Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, S.N. (43) u pikas pranë një hoteli me një xhip ku edhe u arrestua.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur pistoletë me pesë fishekë.

S.N. po mbahet në Stacionin Policor të Strugës, ndërsa kundër tij pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet padi konkrete.

Desk
By Desk November 4, 2020 19:52