Policia bastis depot e familjes Zaev

Desk
By Desk April 30, 2020 14:20

Policia bastis depot e familjes Zaev

Në një depo në rrugën Gjorgi Trajkov në Strumicë, ku po paketohen paketat humanitare, që janë donacion nga familja Zaevi mbrëmë kanë hyrë efektivët e policisë dhe një prokuror publik. Policia është edhe sot para depove sot dhe shpërndarja e ndihmës humanitare, e destinuar për qytetarë e kategorive të ndjeshme shoqërore është ndaluar.

Aleksandar Markovski nga Shoqata “Të gjithë së bashku mundemi”, e cila shpërndan paketa humanitare,e  konfirmoi bastisjen e policisë dhe tha se në orën 13:00 para ambienteve të depove do të mbajë një konferencë për shtyp, ku do të njoftohen më shumë detaje.

Sipas tij, policia u fut në ndërtesë mbrëmë dhe kërkoi dokumente për origjinën e mallit. Nga shoqata thanë se dokumentet janë tek donatori, gjegjësisht tek familjen Zaevi.

Ngjarjen e mbrëmshme u konfirmua edhe Prokuroria Publike në Strumicë. Prokurori publik i Strumicës, Mile Petkov, tha që prokuroria kishte vepruar me kërkesë të policisë.

(MEDIAL) kërkoi informacion me shkrim nga SPB-Strumicë dhe deri në publikimin e lajmit ende nuk ka një përgjigje nga policia e Strumicës. 

Desk
By Desk April 30, 2020 14:20