Policia e fton në bisedë informative kryetarin e FRASH, Omer Ajdinin. Këtë informacion e ka shpalosur vet Ajdini në rrjetet sociale
“Policia më paska ftuar në bisedë informative nesër në Shkup.Nuk e di çfarë informacioni duan të marrin përveç asaj që veçmë dihet, por gjithsesi unë nesër do t’i informoj për një gjë: kot mundoheni të na friksoni, nuk ja kemi frikën këtij regjimi sepse jemi në anën e e drejtë, në anën e popullit!”, shkruan Ajdini në profilin e tij në Fejsbuk.