Policia e Gostivarit zbulon 3 vozitës që drejtonin makinën nën ndikim të alkoolit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 24, 2019 12:32

Policia e Gostivarit zbulon 3 vozitës që drejtonin makinën nën ndikim të alkoolit

Më datë 22/23 tetor, në periudhë prej ora 22.00 deri ora 04.00, pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë-Stacioni Policorë Gostivar, kanë realizuar aksion kontrollues lokal, lidhur me vozitësit të cilët drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit, transmeton Gostivari Sot 

“Tek tre nga 43-vozitësit e kontrolluar, është zbuluar prezenca e alkoolit, me ç’rast janë përgaditur parashtresa adekuate. Gjatë kontrollit gjithashtu janë konstatuar edhe 29 lloje të ndryshme
të shkeljeve, prej të cilave 15 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 6 vozitës fillestar e
kështu me rradhë”, njoftuan nga Policia.

Të gjitha shkeljet janë rrumbullaksuar me fletëpagesa për kundërvajtje.

Në kontrollet e realizuara dje (23-tetor) në Tetovë, janë zbuluar 8 vozitës të cilët kanë drejtuar automjet
para se të kalojnë provimin për patentë shoferi, 4 vetura me regjistrim të skaduar, 3 vozitës fillestarë
dhe 28 lloje të ndrshme të shkeljve, të cilat janë sanksionuar në mënyrë adekuate ligjore. Gostivari Sot

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 24, 2019 12:32