Policia e Kosovës bastis shtëpinë dhe lokalet e Vali Corleones

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 25 Nëntor, 2022 11:54

Policia e Kosovës bastis shtëpinë dhe lokalet e Vali Corleones

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar një operacion policor nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Pastrim i parave”. I dyshuar në këtë rast është Vali Corleone, sipas Koha.net.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, më saktësisht nga Sektori për Hetime Financiare, sot më 24.11.2022 në Gjilan kanë zhvilluar operacionin e kontrollit të shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të të dyshuarit, mashkull kosovar, me qëllim të sigurimit të dëshmive materiale në lidhje me veprën penale ‘pastrimi i parave’ të cilën i dyshuari dyshohet ta ketë kryer gjatë periudhës kohore – tetor 2022”, thuhet në njoftimin e Kosovës.

Kontrolli thuhet se është realizuar duke u bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“I dyshuari përmes rrjetit social ‘Tik-Tok’ ka prezantuar për publikun para me ngjyrë të cilat dyshohet të jenë përfituar nga kryerja e veprave penale të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit thuhet se është arritur të sekuestrohen disa kontrata noteriale në lidhje me shitblerjen e disa lokaleve dhe pronave si dhe një telefon celular.

“I dyshuari nuk është hasur në shtëpi, dyshohet të jetë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Të gjitha veprimet hetimore dhe operative janë zhvilluar me autorizimin e Prokurorisë Speciale te Republikës se Kosovës”, thuhet në njoftim.

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 25 Nëntor, 2022 11:54

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...