Policia e Tetovës zbulon mbi 20 kilogram marihuanë te dy dibranë

Policia e Tetovës zbulon mbi 20 kilogram marihuanë te dy dibranë

Dje (22-gusht) rreth orës 17.00, pjesarë të policisë nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, në rrugën e ,,Ilindenit në Tetovë, kanë ndaluar për kontroll veturën ,,Mercedes,, me targa të Shkupit, të cilën e ka drejtuar 21-vjeçari A.D. dhe si bashkëudhëtarë në veturë ka qenë edhe 27-vjeçari Sh.P., të dy nga Dibra.

Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe ndaj veturës, mbrapa ulëses së vozitësit dhe në bagazhin e
veturës, janë gjetur tre thasë me marihuanë, sasia e të cilës është mbi 20 kilogram, dhe e njëjta është
sekuestruar për ekspertizë.

Dy personat në fjalë janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në stacionin policorë Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, gjatë ditës së sotme (23-gusht) me parashtresë adekuate, do të dalin përpara gjykatësit me procedurë paraparake në Gjykatën Themelore Tetovë. Flaka 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 23, 2019 15:29

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA