Policia Financiare demanton Jauleskin: Nuk kemi bastisur shtëpinë e asnjë politikani

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 10:53

Policia Financiare demanton Jauleskin: Nuk kemi bastisur shtëpinë e asnjë politikani

Policia Financiare hedhë poshtë si të pabazë deklaratën e deputetit Jovan Jauleski, se ka kryer bastisje në shtëpinë e tij. Sipas njoftimit të policisë financiare procedura parahetimore ka të bëj me të punësuar në EVN Elektrana-Maqedoni DOOEL Shkup dhe EVN Maqedoni ASH-Shkup.

“Drejtoria e Policisë Financiare, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike-Shkup ka kryer kontroll në kudër të procedurës parahetimore, pas njohurive për transaksione të dyshimta të parave mes EVN Elektrarnat e Maqedonisë DOOEL-Shkup dhe më tepër personave fizik. Në kuadër të procedurës parahetimore gjatë ditës së sotme është kryer bastisje tek më shumë persona fizik në territorin e Qytetit të Shkupit dhe Dellçevës”, thuhet në njoftimin e policisë financiare nga ku kërkojnë që ky institucion të mos keqpërdoret për qëllime politike.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 10:53

09
Dhj
Në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit, AlternAtivA edhe një herë e riafirmon përcaktimin e...
09
Dhj
Arben Taravari, u.d. Kryetar i ASH-së Përshëndes deklaratat e forta dhe hapat vendimtare të ndërmarra...
09
Dhj
Në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit – 9 Dhjetori, zëvendësja e kryetarit të Qeverisë...
09
Dhj
Qeveria në seancën e sotme të 108-të, në propozim të Ministrisë për sistem politik dhe...