Policia financiare ka hapur para-hetim për Bankën Eurostandard

Desk
By Desk October 23, 2020 21:07

Policia financiare ka hapur para-hetim për Bankën Eurostandard

Policia financiare ka hapur para-hetim për Bankën Eurostandard, zbulon drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, përcjell FLAKA.

Muaremu për emisionin Trilling tha më tej se ata kanë indikacione serioze të keqpërdorimit të fondeve nga fondet evropiane të dhëna nga ish-drejtoresha Lidija Dimova për Agjencinë Evropiane të Arsimit.

“Për herë të parë do ta them publikisht se Drejtoria e Policisë Financiare vepron, pra është në fazën e para-hetimit për Bankën Eurostandard dhe në atë pjesë më shumë nuk mund të them, por nga vetë momenti i sqarimit publik se Banka Eurostandard hynë në falimentim, te ne është pranuar padi dhe është marr urdhër nga Prokuroria Publike dhe veprohet”, tha Muaremi. FLAKA

 

Desk
By Desk October 23, 2020 21:07