Policia futet në kompanitë e Kamçevit, Spasovski: Inspektorët janë futur në 3 kompani

Policia futet në kompanitë e Kamçevit, Spasovski: Inspektorët janë futur në 3 kompani

Inspektorët policorë mëngjesin e kësaj të enjte janë futur në tre kompani të cilat janë të lidhura me biznesmenin, Orce Kamçev, dëshmitar në rastin “Zhvatja”. Nga MPB konfirmuan se policia është futur në disa kompani për të bërë kontroll, por nuk zbuluan detaje rreth aksionit.

“MPB, me urdhër të prokurorit publik, është futur në disa kompani me qëllim që të bëjë kontroll të fakteve, provave që janë dhënë në urdhrin. Ajo është punë e policisë e cila futet në të gjitha kompanitë dhe do të zbatojmë procedura për gjithkund ku kemi dyshime për krim. MPB nuk ka informacione me emra se për cilat kompani bëhet fjalë, unë vetëm e konfirmoj se bëhet fjalë për zbardhjen e çështjeve në tre kompani.”,- tha ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.

Edhe nga Prokuroria theksuan se nuk mund të zbulojnë detaje lidhur me aksionin. Sipas informacione paraprake, inspektorët kanë kontrolluar dokumentet në kompanitë “Mont”, “Poliesterdej” dhe në Kompaninë “Gorfaktori” nga Spanja. Dy nga tre kompanitë përmenden për borxh prej 400 mijë eurove që iu ka VMRO-DPMNE-ja, për financimin e zgjedhjeve të fundit presidenciale. Aksioni në kompanitë e lidhura me biznesmenin, Orce Kamçev, vjen një ditë para se ai të dëshmojë kundër Katica Janevës dhe Bojan Jovanovskit – të akuzuar në rastin “Zhvatja”.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 5 Dhjetor, 2019 20:16

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA