Policia jep detale, ja si ndodhi rasti tragjik në Gostivar

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 11:28

Policia jep detale,  ja si ndodhi rasti tragjik në Gostivar

Policia jep detale për rastin tragjik në Gostivar. Nga atje raportojnë që sot (10 shtator) në 6 orë e 50 minuta, V.I. (33) nga Gostivari në SPB Tetovë, ka raportuar se e ka gjetë nënën e tij J.I. (60) të vdekur në dhomë në shtëpinë së tyre në rrugën “Banjeshnica-1”, percjell Agjencia e lajmeve FLAKA  

“Si i dyshuar se e ka kryer vrasjen është personi B.I. (67) bashkëshorti i të ndjerës J.I. njëherit babai i denoncuesit, i cili i ka shkaktuar lëndime fatale në kokë dhe trup me mjet të mprehtë”, njoftuan nga Policia. 

Prokurori Publik dhe ekipi nga SPB Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë inspektuar vendin e vrasjes dhe merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Pamje nga vendi i ngjarjes

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 11:28