Policia komunale, kujdestar të së mirës publike

Policia komunale, kujdestar të së mirës publike

Themelimi i Policisë Komunale do të kontribuoj në parandalimi dhe shkatërrimin e të mirës publike, e cila në vazhdimësi është shënjestër e qytetarëve të pandërgjegjshëm.

Djegia e kontejnerëve, dëmtimi i qëllimshëm i shtyllave të hekurt që parandalojnë uzurpimin e trotuareve si dhe vjedhja e fundit e fidanëve në Çair, hyn në kategorinë e krimit dhe jo problemeve komunale. Inspektori kryesor i Qytetit të Shkupit, Mirosllav Bogdanov, duke folur për zhvillimet e fundit në qytet dhe mos themelimin e Policisë Komunale, për gazetën KOHA, thotë se për këtë çështje të fundit duhet të kërkojmë përgjigje në Qeveri apo Parlament.

“Nga ana e Qytetit të Shkupit, gjithçka është gati dhe propozim ligji është dorëzuar tek ata. Ne i kemi kryer të gjitha procedurat. I kemi kontaktuar ministritë kompetente. Duhet të fillimisht të kalojnë në Qeveri, siç është procedura dhe më pas t’i nënshtrohet procedurave tjera për votim. Ne nuk mundemi të vendosim kujdestari në pesë mijë lokacione të kontejnerëve. Me miratimin e Ligjit për polici komunale ne si Inspektorat do të kemi rritje të numrit të personave të cilët do të shpërndahen nëpër kujdestari. Besoj se duhet edhe MPB të jep përgjigje për shtimin e numri të policëve në terren”, thotë Draganov.

Aktivist qytetar të ndryshëm kur flasin për rolin e Policisë Komunale, theksojnë se themelimi i këtij organi komunal nuk do t’i zgjidh në thelb problemet urbane në Shkup. Por, sipas tyre në masë të madhe do të kontribuoj në parandalimi dhe shkatërrimin e të mirës publike, e cila në vazhdimësi është shënjestër e qytetarëve të pa ndërgjegjshëm. Krahas angazhimit për themelimin e kësaj strukture, Mirosllav Draganov, njofton se bashkërisht me Ministrinë e Punëve të Brendshme, punojnë në vendosjen e kamerave të reja për zbulimin e autorëve të këtyre veprave të pahijshme. Mbjellja e fidanëve gjatë vikendit të kaluar në lagjen e Çairit, dhe vjedhja (shkatërrimi i tyre) e menjëhershme e tyre shkaktoi revoltë të madhe te një pjesë e madhe e qytetarëve të kësaj ane të Shkupit. Aktivisti qytetar Ariton Rama, vlerëson se problemi esencial në Çair është raporti ose komunikimi mes qytetarëve dhe institucioneve komunale.

“Në Çair nuk funksionojnë thirrjet publike ,debati publik,vetëdija publike ,reagimi i organizuar publik,kërkesat publike, solidarizimi me institucionin për mbrojtje te pasurisë dhe te mirave publike ,vullnetarizmi qytetar. Qasjet e drejtpërdrejta mes qytetarëve dhe Komunës duke shfrytëzuar kapacitetit ligjor për kërkesë, raportim dhe nga ana tjetër për llogaridhënie dhe raportim”, thotë Rama.

Sipas aktivistëve decentralizimi i shkallës 4,5,6 është tepër i nevojshëm në një njësi lokale, sidomos në 3 aspekte (vetëfinancim dhe sistemi decentralizues financiar, polici komunale dhe menaxhimi total i çdo njësie komunale me planin urbanistik. Përmes këtyre masave, sipas tyre, do të zgjidheshin problemet e komunale në vendin tonë, sidomos për komunat me territore te vogla dhe me banor shumë. (koha.mk)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 13, 2019 21:01

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA