Policia kryen dy arrestime në Gostivar

Desk
By Desk November 17, 2020 11:41

Policia kryen dy arrestime në Gostivar

Dje në ora 15 e 35 minuta, në rrugën Goce Delçev në Gostivar, efektivët e policisë e SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë arrestuar personin S.A. (23) nga Debreshi i Gostivarit, i cili gjatë marrjes së veprimeve zyrtare, ai veproi në mënyrë agresive ndaj tyre, duke i fyer dhe nënçmuar.

I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për të pastruar rastin.

Po ashtu, dje (16 nëntor) në orën 10 e 30 minuta, në rrugën e ,,Ilindenit“ në Gostivar, efektivët e policisë së SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë arrestuar personin A.M. (31) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, i cili më herët kishte kryer vjedhje në Qendrën për Transfuziologji në Gostivar.

I njëjti është mbajt në Stacionin Policor Gostivar dhe sendet e vjedhura iu kthyen denoncuesit të vjedhjes. FLAKA

Desk
By Desk November 17, 2020 11:41