Policia ndërhyn duke ndërprerë xhirimet e klipit të Dua Lipës në Londër

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 16, 2020 22:50

Policia ndërhyn duke ndërprerë xhirimet e klipit të Dua Lipës në Londër

Kur erdhi puna për të xhiruar klipin e ri, Dua Lipa kapërceu kufizimet e COVID-it dhe doli me disa “rregulla të reja”.

Por jo gjithçka shkoi si duhet, pasi policët bastisën setin e xhirimeve pas ankesave nga vendasit e shqetësuar, shkruan The Sun.

Dua, e shoqëruar nga një grup i madh i ekipit të produksionit, zbarkuan në Shoreditch, në Londrën Lindore, të mërkurën mbrëma për xhirimet.

Ylli i muzikës pop dukej se ishte në humor të mirë ndërsa filmonte brenda në një rrugicë.

Ndërkohë një grup statistësh formuan një turmë ndërsa ekipi i filmit vendosi drita dhe fotografi.

Por ndërsa atmosfera e party-t mori vrull, shpejt u bë e qartë se banorët nuk ishin në të njëjtën mendim me ekipin që po xhironin aty.

Një banor tha: “Dua dhe shoqëruesit e saj po i shijonin në maksimum xhirimet, por për ata që jetonin përreth tyre, xhirimet ishin një makth”.

“Dukej sikur njerëzit në xhirime po thyenin rregullat dhe distancimi shoqëror ishte plotësisht i përjashtuar”, shtoi më tej burimi i brendshëm.

“Kishte shumë valltare përreth. Disa njerëz dukeshin sikur po pinin, kështu që ngjarja përfundoi jo edhe aq mirë”.

“Njerëzit në zonë po respektojnë ligjin, kështu që të shihje hapur një yll të muzikës pop që po thyente rregullat, për ta nuk ishte e pranueshme. Dikush thirri policinë”, tregoi banori për The Sun.

Fotografitë e publikuara nga mediumi anglez, kanë shfaqur edhe momentin kur vetura e policisë ka arritur në shesh-xhirim.

Në përgjithësi, ka qenë një vit i suksesshëm për Duan, e cila në mars publikoi klipin “Future Nostalgia”, këngëve të të cilit është duke u realizuar edhe klipet. /Telegrafi/

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 16, 2020 22:50