Policia parandaloi incident ndëretnik gjatë protestës antievropiane, Mickoski akuzon një person se ka dashur ta vret

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Korrik, 2022 21:30

Policia parandaloi incident ndëretnik gjatë protestës antievropiane, Mickoski akuzon një person se ka dashur ta vret

Pasditen e sotme është shmangur incident ndëretnik pasi që një grup i protestuesve maqedonas kundër propozimit francez, u përleshën me një grup të qytetarëve shqiptarë të cilët kanë qenë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup. Policia parandaloi përballje direkte dhe përshkallëzim të situatës, transmeton Portalb.mk.

Në ditën e pestë të protestave antievropiane të udhëhequra nga VMRO-DPMNE dhe Levica, ka ndodhur një incident mes grupit të protestuesve maqedonas dhe një grupi tjetër të qytetarëve shqiptarë. Sipas DW në gjuhën maqedonase, gjatë incidentit janë përdorur gurë, shishe dhe gjësende të forta, por janë dëgjuar dhe të shtëna me armë zjarri.

Policia ka reaguar në kohë dhe ka shmangur përplasjen direkte.

Si rezultat i këtij incidenti, janë dëmtuar disa makina të cilat kanë qenë të parkuara në parkingun afër sheshit.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka shpërndarë një fotografi të një personi me pistoletë në dorë, duke akuzuar se “ky është personi i cili është dashur të më vret”.

Ai ka kërkuar nga MPB dhe ministri, Oliver Spasovski, personi të arrestohet.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Korrik, 2022 21:30