Policia po procedon ankesat e yllit të filmit “Toka e Mjaltë”, Hatixhe Muratova

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 11, 2020 19:32

Policia po procedon ankesat e yllit të filmit “Toka e Mjaltë”, Hatixhe Muratova

Nëpunësit policorë të Shën Nikollës për momentin janë duke e proceduar denoncimin telefonik të 56-vjeçares, Atixhe Muratova, heroinës kryesore të filmit dokumentar “Toka e Mjaltë”, e cila ka reaguar se fqinji po e shqetëson dhe kërcënon.

Zëdhënësja e SPB – Shtip, Gordana Panajotova thotë se pasi nëpunësit policorë ta përcaktojnë gjendjen faktike midis 56-vjeçares Atixhe Muratova dhe fqinjit të saj opinioni do të informohet. Ndryshe Panajotova thotë se në Stacionin policor në Shën Nikollë ankesë nga 56-vjeçarja Muratova është evidentuar edhe më 7 qershor.

“Më 7 qershor në Stacionin Policor në Shën Nikollë në orën 10.20 nga 56-vjeçarja A.M. nga fshati Bekirliu, Komuna e Llozovës, është denoncuar se po e shqetëson 50-vjeçari H.S. ndërsa nga nëpunësit policorë menjëherë është vepruar dhe në orën 11.30 në fshatin Dofurliu, Komuna e Llozovës H.S. është paralajmëruar me shkrim sipas rregullave”, thotë Panajotova.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 11, 2020 19:32