Policia po punon në gjetjen e personit nën rrënojat e “Adriatikut”

Desk
By Desk 22 Prill, 2019 19:48

Policia në Mitrovicë ka dhënë detaje rreth shembjes së sotme të një pjese të ish-hotelit “Adriatiku”, ku dyshohet se brenda rrënojave ka mbetur një punëtor, për shpëtimin e të cilit janë angazhuar zjarrfikësit.

Komandanti i policisë në Mitrovicë Ahmet Gjosha ka thënë për KosovaPress se kanë qenë gjithsej katër punëtorë duke punuar në vendin ku është shembur një pjesë e objektit.

Sipas tij, tre prej tyre kanë arritur të dalin jashtë derisa dyshohet se njëri ka mbetur brenda dhe po punohet në mënyrë intensive për shpëtimin e tij.

“Njësitet janë duke punuar ne vendin e ngjarjes për me gjetë personin qe dyshohet që ka mbetur nën rrënoja”, ka thënë Zahiti.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, autoambulanca, si dhe një kompani ka dërguar ekskavatorë për pastrimin e hapësirës nga rrënojat.

Desk
By Desk 22 Prill, 2019 19:48