Policia shpëtoi dy vëllezër të cilët me motoçikleta janë humbur në malin Shar

Policia shpëtoi dy vëllezër të cilët me motoçikleta janë humbur në malin Shar

Dy vëllezër nga Shkupi të cilët me motoçikleta dje kanë nisur të ngjiten në “Titov vërv” , por janë humbur në Malin Shar, mbrëmë janë shpëtuar nga nëpunësit policorë nga stacioni për mbikëqyrjen e kufirit Mazdraça dhe Sektori i Punëve të Brendshme.

Në policinë e Tetovës mbrëmë rreth orës 21 e 15 minuta është denoncuar se E.H (31) dhe vëllai i tij S.H (25), të dy nga Shkupi, të cilët rreth orës 14 me motoçikleta janë nisur drejtë “Titov vërvit” në malin Shar dhe kanë planifikuar të arrijnë në Strezimir, janë humbur në mal, ndërsa kanë pasur edhe defekt. E.H i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, dhe ka qenë e nevojshme të marrë ndihmë mjekësore.

Nëpunësit policorë të ndarë në disa grupe, kanë filluar ke kërkimin e terrenit, dhe rreth orës 1 pas mesnate vëllezërit janë gjetur, dhe pas një kohe të shkurtër janë transferuar në spitalin klinik të Tetovës për ofrim të ndihmës mjekësore dhe pastaj janë lëshuar në shtëpi, kumton MPB.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 20, 2019 17:56

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA