Politika brenda dyerve të Spitaleve

Politika brenda dyerve të Spitaleve

“Dy vitet e fundit, me masa dhe politika specifike në shëndetësi, kemi treguar se çfarë do të thotë të kujdesesh për pacientët. Kemi përmirësuar kushtet në institucionet e shëndetit dhe kemi mundësuar që të ketë barna në çdo kohë të muajit. Shëndetësia e rrënuar të cilën e ka lënë VMRO – DPMNE-ja pas 11 viteve në pushtet, ne vetëm për dy vite si një parti politike e përgjegjshme, kemi arritur ta rehabilitojmë atë”, shprehet Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Lëvdata thurrë edhe kryeministri Zoran Zaev.

“Nuk ka më frik tek qytetarët se do të mbetën pa barnat e nevojshme, në çdo ditë të muajit kanë ilaçe nga lista pozitive. Me të gjitha këto masa dhe masat tjera që do të pasojnë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në mbrojtjen shëndetësore dhe sistemin shëndetësorë”, tha Zaev.

Por kështu nuk mendojnë në VMRO-DPMNE. Nga atje shprehen që Qeveria e LSDM-së paraqet sinonim të gënjeshtrës dhe manipulimit.

“LSDM arriti për tre vjet ta rrëmojë sistemin shëndetësor. Ndërsa, tani para zgjedhjeve tentojnë të hedhin grimca. Por harruan se qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk janë  mendjeshkurtër. Dhe i mbajnë mend të gjitha projektet e premtuara por të parealizuara”, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Qytetarët e dinë se LSDM ka gënjyer për rritjen e kapitacionit prej 55 në 90 denarë për mjekët amë, ndërsa për stomatologët amë  nga 40 në 70 denarë. Në vend të kësaj tani Zaevi dhe Venkoja  i mashtrojnë me vetëm 6 denarë më shumë, që paraqet turp. Kjo Qeveri është në rrugën  për t’u shkuar larguar, ndërsa kjo do të ndodhë më 12 prill. Atëherë qytetarët do t’i japin fund kësaj Qeverie e cila qeverisi vetëm me gënjeshtra. pas kësaj do të vijë rindërtimi i Maqedonisë dhe sistemit shëndetësor do të fillojë të funksionojë siç duhet”, shprehen nga VMRO-DPMNE. Flaka 

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 31, 2019 12:32

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA