Politika ua merr “frymën” protestave edhe atëherë kur ato organizohen për motive të forta

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Shtator, 2023 11:50

Politika ua merr “frymën” protestave edhe atëherë kur ato organizohen për motive të forta

Jehona e zbehur e pjesëmarrësve në protestën e mbajtur në Shkup rreth rastin në Klinikën e Onkologjisë por edhe protestës në Tetovë për shkak të rastit me Spitalin modual, nga profesori universitar dhe socilogu i mirënjohur Ali Pajaziti interpretohet si mungesë e besimit nga ana e qytetarit te institucioni protestë, shkruan Agjencia e lajmeve Flaka

“Ky fakt, pra numri i paktë nëpër protesta dhe demonstrata qytetare, tregon se qyetari ka humbur besimin te institucioni protestë, ngase dalja në rrugë nuk e përmirëson situatën si në vendet me demokraci të mirëfilltë apo europiane dhe perëndimore”, shprehet për gazetarin Driton Zenku profesor Pajaziti.

Sipas tij, një faktor tjetër i jomasivitetit të protestave është edhe organizimi i drejtpëdrejtë nga një opsion apo parti politike.

“Këtu, tek ne, shteti dhe institucionet që duhet të mbajnë sistemin dhe funksionimin e tij, nuk e luajnë rolin e tyre të mirëfilltë, andaj shfaqet një defetizëm masovik, një shpresëthyerje që shpërfaqet përmes popullores: “Është e kotë, dole s’dole, s’bëhet më mirë!” Një faktor tjetër i jomasivitetit të protestave është edhe organizimi i drejtpëdrejtë ose latent (i fshehtë) i tyre nga një opsion apo parti politike, që shkakton parcializim të kauzës, reduktim numerik të njerëzve që zbresin në rrugë”, shprehet Pajaziti.

Ndëkohë, gazetari dhe njohësi i mirë i rrethanave politike e shoqërore në vend, Besian Leka ndan bindjen që politizimi i tepërt i institucioneve e sidomos organeve ndjekëse dhe atyre të drejtësisë, i ka bërë qytetarët të mendojnë se njerëzit me pozita të larta janë të paprekshëm.

“Rastet e fundit, ai i spitalit modularë të Tetovës e sidomos ky me onkologjinë në Spitalin Klinik të Shkupit, kanë qenë ngjarjet më tragjike që janë shënuar në historinë e Maqedonisë së veriut. Në spitalin modular të Tetovës kemi 14 viktima, ndërsa në rastin e onkologjisë së Shkupit, ku viktimat ndoshta janë me qindra apo edhe me mijëra sepse ende nuk kemi dijeni se sa vite ka vepruar ky klan mafioz aty dhe se sa pacientëve u është dhënë tretje fiziologjike në vend të citostatikëve që shpërbejnë për trajtim të kancerit. Nëse këto raste nuk nxisin mllef te qytetarët, atëherë shoqëria jonë është duke vajtuar nga dëshpërimi kolektiv”, shprehet Leka.

Sipas tij, aq të shpeshta kanë qenë tentimet që në fund kanë përfunduar në dëm të vetë viktimave për shkak të politizimit të protestave, sa që tani askush më nuk beson se mund të ndryshojë diçka, andaj edhe shohim pjesëmarrje të dobët nëpër protesta.

“Politizimi i tepërt i institucioneve e sidomos organeve ndjekëse dhe atyre të drejtësisë, i ka bërë qytetarët të mendojnë se njerëzit me pozita të larta janë të paprekshëm. Andaj ata duke mos pritur raste të drejta gjyqësore, e shmangin ekspozimin në protesta duke u frikësuar nga hakmarrja e njerëzve në pushtet. Megjithatë, shpresa nuk duhet humbur në asnjë rast sepse qytetarët janë opozita më e fortë e çdo pushteti. Me unifikim dhe vendosmëri, me paqe dhe sinqeritet, përmes protestave janë bërë ndryshimet më të mëdha në histori të njerëzimit, e këtë mund ta bëjmë edhe ne si shoqëri”, shprehet për Flaka gazetari Besian Leka.

Protestat duhet të përkrahen dhe të mos politizohen në asnjë moment, shprehet ai. Është vetë politika, thotë ai, që na ka sjellë në këtë gjendje, në fakt ndaj tyre duhet të protestohet e jo ata t’i përdorin protestat për përfitim të ponëve politik. Flaka

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Shtator, 2023 11:50
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.