Politikani bullgar thonë se Maqedonia duhet të bashkohet me Bullgarinë

Desk
By Desk November 14, 2020 22:36

Politikani bullgar thonë se Maqedonia duhet të bashkohet me Bullgarinë

Një politikan bullgar doli me qëndrimin që Maqedonia duhet të bashkohet me Bullgarinë, përcjell FLAKA.

Veselin Mareshki, nënkryetar i parlamentit bullgar dhe udhëheqës i partisë politike “Volja”, një partner koalicioni i Kryeministrit Bojko Borisov, është zyrtari i parë Bullgar që thotë se e vetmja mënyrë për vendin është bashkimi me Bullgarinë.

“Kësaj çmendurie duhet t’i jepet fund. Ne jemi një komb, me një të kaluar të përbashkët. Nëse heqim ndikimin e një apo një shteti tjetër të madh, nëse shikojmë vetëm interesat e qytetarëve, bashkimi është rruga logjike. Kjo do t’i japë fund të gjitha spekulimeve rreth historisë dhe nuk do të jetë pengesë për të ardhmen. Dhe vëllezërit tanë automatikisht do të bëhen shtetas evropianë”, thotë ai.

Qeveria Bullgare natën e kaluar përcaktoi pozicionin zyrtar mbi kuadrin negociues për pranimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE, që do të diskutohet në një takim të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në 17 nëntor.

Qeveria në Maqedoni nuk e humb shpresën dhe beson se një zgjidhje mund të gjendet në ditët në vijim. FLAKA

Desk
By Desk November 14, 2020 22:36