Politikania serbe në Kosovë: Po m’i kërcënojnë edhe fëmijët, përgjegjësinë e ka Vuçiqi

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 12 Dhjetor, 2022 12:51

Politikania serbe në Kosovë: Po m’i kërcënojnë edhe fëmijët, përgjegjësinë e ka Vuçiqi

Politikania serbe në Kosovë, Rada Trajkoviq, që kundërshton pushtetin në Serbi dhe Listën Serbe në Kosovë, e bën përgjegjës presidentin serb Aleksandar Vuçiq për sigurinë e saj dhe të familjes së saj, që, siç thotë Trajkoviqi, është në rrezik.

Trajkoviqi shkroi se jo vetëm ajo, por po kërcënohen edhe fëmijët e saj.

“Një tjetër njoftim për publikun: që nga dje kanë ardhur kërcënime jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi”, shkroi Trajkoviqi në Twitter.

Ajo thotë se është identifikuar vendndodhja e kërcënuesve të saj dhe familjes së saj.

Për këto kërcënime ajo përgjegjësinë ia lë presidentit serb.

“Le të shkruhet këtu: përgjegjësia e plotë për sigurinë e familjes sime dhe të vetes është e presidentit të Serbisë”, thotë Trajkoviqi.

Pushteti në Serbi vazhdimisht e akuzon Trajkoviqin për bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 12 Dhjetor, 2022 12:51

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare