Pollog, 10 persona mbrëmë “thyen”, orën policore!

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 29, 2020 11:42

Pollog, 10 persona mbrëmë “thyen”, orën policore!

Gjithsejtë 10  persona nuk e kanë respektuar masën për qarkullim të lirë gjatë natës së kaluar në rajonin e Pollogut, njofton Flaka duke u thirrur në informata nga Policia. 

Në rajonin e Tetovës janë ndaluar 6 persona, ndërsa në rajonin e Gostivarit 4 persona. 

Në Gostivar, siç kupton Flaka nga burime të SPB – Tetovë, 2 të ndaluar kanë qenë shtetas të huaj. 

Ndërsa në Tetovë, një nga gjashtë të ndaluarit ka qenë i moshës mbi 67 vjeçare. 

Sot, MPB kumtoi që në nivel republikan gjithsej 263 persona nuk e kanë respektuar masën për qarkullim të lirë gjatë natës së kaluar, pas çka zyrtarët policorë kanë arrestuar 102 persona, 46 perosna kanë marrë vërejtje, derisa për të tjerët janë përgatitur procesverbale adekuate dhe janë dërguar në Prokurorinë kompetente.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, gjatë ditës së djeshme 180 personave u është dhënë vendimi për vet-izolim, derisa 98 persona kanë firmosur deklaratë për vet-izolim.

Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrolle ndaj personave në izolim dhe vet-izolim, me çrrastë është evidentuar se tre persona nuk kanë respektuar këto masa, gjegjësisht policia nuk i ka hasur në vendbanimet e tyre. Flaka

 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 29, 2020 11:42