Në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë dje nga ora 09:00 deri në ora 14.00 është kryer kontroll i përforcuar në komunikacion, në të cilin janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 5 automjete me defekte teknike (TE-2 dhe GV -3), që të gjitha me parregullsi apo defekte në frenat, 1 automjet i paregjistruar (TE) dhe 2 lloje të tjera të parregullsive (TE).
Gjithashtu, janë zbuluar dhe përjashtuar nga qarkullimi 11 drejtues mjetesh (TE-7 dhe GV-4), nga të cilët 9 vozitës pa patentë shoferi (TE-5 dhe GV-4) dhe 2 (TE) drejtues fillestarë.
Gjithashtu janë sanksionuar 9 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme (TE), ndërsa 4 automjete janë marrë nga
“shërbimi i merimangës” së Tetovës, si dhe 14 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-8 dhe GV-6).