Pollog, izolim për 214 veta, gjoba 133

Desk
By Desk November 18, 2020 11:36

Pollog, izolim për 214 veta, gjoba 133

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në periudhën (17.11./18.11.) për mos mbajtjen e
maskave mbrojtëse, gjithsej 133 personave (TE-64 dhe GV-69) u janë lëshuar urdhra pagese për kundërvajtje, në përputhje me Dekretin përkatës të qeverisë.

Gjatë kësaj periudhe, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor në rajonin Tetovë-Gostivar, janë përgatitë vendime të reja për izolim për 134 persona (TE) dhe 83 persona (GV), janë krzer kontrolle ndaj 2001 personave (TE-1238 dhe GV-663) me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar mosrespektime të vendimeve. FLAKA

Desk
By Desk November 18, 2020 11:36