Pollog, policia ka zbuluar 227 tejkalime të shpejtsisë së lejuar

Pollog, policia ka zbuluar 227 tejkalime të shpejtsisë së lejuar

Përbrenda aktiviteteve të përforcuara kontrolluese në komunikacion, të cilat vazhdimisht është duke i realizuar Sektori për punë të brendshme-Teovë, në periudhë prej datës 09-të deri më 15-të të këtij muaji, gjithsej janë zbuluar 227 tejkalime të shpejtsisë së lejuar maksimale edhe atë (TE-167 dhe GV-60), transmeton Gostivari Sot 

“Numri më i madhë i këtyre shkeljeve, 170 janë regjistruar jashta vendbanimeve (TE-112 dhe GV-58),
kurs 57 shkelje janë kryer në vendbanime (TE-55  dhe GV-2). Numri më i madh i tejkalimeve të shpejtësisë jashta vendbanimeve (70) kanë qenë me mbi 50 deri 70 kilometra në orë, kurse ato nëpër vendbanime prej 10 deri 30 kilometra në orë, mbi shpejtësinë e lejuar”, njofton Policia e Tetovës.

Shkeljet e zbuluara në këtë periudhë, janë rrumbullaksuar me 190 fletpagesa të detyrueshme për kundërvajtje, 23 fletpagesa për kundërvajtje dhe 14 vërejtje me shkrim.

Në periudhën për të cilën bëhet fjalë, janë konstatuar edhe 20 lloje të ndryshme shkelje në trafik, të cilat janë sanksionuar në mënyrë adekuate. Gostivari Sot

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 17, 2019 12:59

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA