Pollog, Policia shqipton 11.200 masa për shpejtësi të papërshtatur në trafik

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Janar, 2023 13:05

Pollog, Policia shqipton 11.200 masa për shpejtësi të papërshtatur në trafik

T&S

Në vitin e kaluar (2022), zyrtarët policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës, në aktivitete të rregullta dhe të kontrolle aksioni, kanë shqiptuar gjithsej 11.200 masa për shpejtësi të papërshtatur sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht për tejkalim të shpejtësisë.

Numri më i madh i këtyre masave (7189) ka qenë për tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar,
gjegjësisht shpejtësisë së përcaktuar në zonën e gjerë të Tetovës, ndërsa pjesa tjetër 4011 në zonën e
Gostivarit. Të gjitha kundërvajtjet janë plotësuar me parashtresa përkatëse dhe janë sanksionuar me gjoba
të parapara me ligj, të cilat për këtë lloj të kundërvajtjes në komunikacion variojnë nga 45 deri në 400 euro në denarë.

Përveç këtyre, ata drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë me më shumë se 50 ose 70 kilometra në
orë, brenda ose jashtë qytetit, janë përballur ose do të përballen me pezullim të përkohshëm të lejeve të
drejtimit nga tre muaj deri në një vit.

Duke pasur parasysh se tejkalimi i shpejtësisë vitin e kaluar ishte shkelja më e shpeshtë në rajonin e Pollogut dhe një nga shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve në komunikacion, SPB-Tetovë apelon shoferët që të mos nxitojnë pa nevojë dhe të mos rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Kjo sidomos vlen për autostradën Gostivar– Tetovë–Shkup dhe rrugën kryesore Gostivar–Kërçovë, e së fundmi edhe për rrugën rajonale Hanet e Mavrovës–Dibër, aq më tepër për arsye se këto ditë rrugët janë të lagështa dhe në disa vende të rrëshqitshme.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Janar, 2023 13:05