Pollog, Policia shqipton 53 gjoba në komunikacion

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Shkurt, 2022 12:39

Pollog, Policia shqipton 53 gjoba në komunikacion

Dje në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë nga ora 10 deri në ora 15 është kryer aksion-kontrollues për parakalim, në të cilin janë zbuluar dhe sanksionuar 41 kundërvajtje (TE-22 dhe GV-19), njofton Flaka. Shumica prej tyre kishin të bënin me parakalimin e vendeve të ndaluara (TE-12 dhe GV-
17), dhe ndaj të gjithë shkelësve janë përgatitur parashtresat përkatëse dhe do të përballen me
gjobat e parashikuara me ligj, të cilat për këtë lloj kundërvajtje variojnë nga 45 deri në 250 euro në
kundërvlerë për denarë.

Nëse parakalimi bëhet në një kolonë automjetesh ose në një kthesë që nuk bie në sy, ndaj shkelësve pritet t’u shqiptohen edhe masa mbrojtëse – heqje e përkohshme e patentës së shoferit nga tre muaj deri në një vit.

Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 3 (TE) lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore, përcjell Flaka. Dje ndër të tjera, janë sanksionuar 7 drejtues mjetesh (TE-4 dhe GV-3), të cilët kanë drejtuar automjete pa kaluar provim për patentë shoferi të vlefshëm dhe 2 (TE) me masë mbrojtëse aktive në patentë shofer. Flaka

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Shkurt, 2022 12:39

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare