Pollozhani: Buxheti është peng i politikave ekonomike, mungon plani “B”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Dhjetor, 2022 23:04

Pollozhani: Buxheti është peng i politikave ekonomike, mungon plani “B”

T&S

Petrit Pollozhani nga Lëvizja BESA i ftuar në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike”, mes tjerash tha se buxheti 2023 është peng i politikave ekonomike, peng i krizës Kovid-19, është pasoj e luftës në Ukrainë, shkruan Alsat. Megjithatë sipas tij në propozim/buxhetin për vitin 2023 duhet të ketë dhe një plan “B”, në rast të përkeqësimit të situatës me luftën në Ukrainë.

“Buxheti duket zhvillimorë në letër…mirëpo meqë është peng i krejt dukurive të mëparshme, aty hyjnë edhe huaja që është marr në Shkupi 2014 që u trashëgua, madje kriza që pasoj në Kovid-19, kriza që erdh në bazë të luftës në Ukrainë dhe buxheti është formuar në bazë të informacioneve aktuale që kemi mbi zhvillimet ekonomike dhe politike në Ukrainë dhe derisa këto informacione janë për këtë kohë, buxheti mund të jetë ky që është, por megjithatë duhet të ketë dhe një pozicion tjetër B, në qoftë se zhvillimet apo përkeqësohet situata, unë nuk shoh që në buxhet ka një plan B se si do të zhvillohen punët”, tha Petrit Pollozhani, BESA. /Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Dhjetor, 2022 23:04