Polonia rrit sigurinë në kufi me Bjellorusinë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 23:43

Polonia rrit sigurinë në kufi me Bjellorusinë

Mijëra emigrantë nga Bjellorusia tentojnë të hyjnë në BE.

Polonia njoftoi se ka shtuar masat e sigurisë në kufirin e saj lindor me Bjellorusinë pasi disa video të postuara në rrjetet sociale tregonin qindra emigrantë që po shkonin në drejtim të kufirit.

Emigrantët që mbanin çanta shpine u panë duke ecur në anë të një autostrade.

Video të tjera tregojnë grupe të mëdha emigrantësh të ulur buzë rrugës dhe të shoqëruar nga persona të armatosur.

“Bjellorusia dëshiron të shkaktojë një incident të madh, mundësisht me të shtëna dhe viktima“, tha zëvendësministri i Jashtëm polak, Piotr Ëaërzyk për radion publike polake.

Bashkimi Evropian ka akuzuar Bjellorusinë për inkurajimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika që të kalojnë në vendet e BE-së nëpërmjet Bjellorusisë, si hakmarrje për sanksionet perëndimore ndaj Minskut për abuzimet e të drejtave të njeriut.

Lukashenko thotë se i ka fituar zgjedhjet mirëpo opozita dhe vendet perëndimore nuk e njohin rezultatin dhe thonë se ka pasur manipulime masive. Gjatë muajve të fundit, mijëra migrantë nga Lindja e Mesme, Azia Jugore dhe Afrika janë përpjekur që nga Bjellorusia të hyjnë ilegalisht në Poloni, Letoni dhe Lituani.

Polonia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kufi dhe ligjvënësit polakë kanë miratuar projekt-ligjin për ndërtimin e shpejtë të një muri përgjatë kufirit më Bjellorusinë, me qëllim për të parandaluar hyrjen e paligjshme të emigrantëve në vend.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 23:43

09
Dhj
Në rifreskimin e listës së zezë të SHBA-ve, emri i të cilëve pritet sot në...
09
Dhj
Kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, ka ndërprerë fejesën me ish të fejuarën e...
09
Dhj
Në Maqedoninë e Veriut në tetor të këtij viti çmimet kanë qenë për 14.8 për...
09
Dhj