Poposki në Bratisllavë në Konferencën ndërkombëtare për sinergji mes sigurimit të jetës dhe atij pensional

Desk
By Desk 12 Prill, 2019 20:54

Në dekadën e fundit vendi ynë në segmentin e sigurimit të jetës shënoi rritje më të madhe kumulative prej 455 për qind dhe rritje mesatare vjetore prej 21 për qind mes vendeve të Evropës Juglindore.

Këtë e porositi kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për supervizion të sigurimit, Klime Poposki në konferencën për sinergji mes sigurimit të jetës dhe sigurimit pensional, në organizim të Asociacionit ndërkombëtar të supervizorëve sigurues (IAIS), Organizatës ndërkombëtare të supervizorëve pensional (IOPS), Organizatës për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik (OECD) dhe Bankës Popullore të Republikës së Sllovakisë (NBS) që dje dhe sot u mbajt në Bratisllavë, Republika e Sllovakisë.

Qëllimi i ngjarjes është të kuptohet vlera e akumulimit dhe menaxhimit të mjeteve dhe obligimeve në mënyrën e cila do të sigurojë përkrahje për rritje dhe siguri të të ardhurave nga pensioni.

Poposki ka marrë pjesë me prezantim dhe si pjesëmarrës në panel në të cilin është biseduar për qasjen e rregullatorëve në lidhje me trajtimin e prodhimeve financiare afatgjate në sigurimin dhe fondet pensionale.

Në panel informojnë nga Agjencia për supervizion të sigurimit, është biseduar për ngjashmëritë dhe dallimet mes trajtimit rregullator të prodhimeve afatgjate në sektororin pensional dhe të sigurimit, si dhe për trendet në sigurim dhe pensione, megjithatë duke identifikuar disa sfida fundamentale dhe të përbashkëta.

“Supervizion efektiv, efikas dhe i pavarur i cili i implementon në punën e tyre parimet rregullatore ndërkombëtare të shënuara nga ana e asociacionit ndërkombëtar të supervizorëve sigurues, harmonizim janë direktivat siguruese evropiane, aktivitetet e edukimit financiar, si dhe ambienti makroekonomik i volitshëm, stabiliteti financiar dhe monetar dhe prania e fuqishme e grupacioneve siguruese të BE-së në vendin tonë, paraqesin faktorët kyç për rezultatet e arritura”, ka potencuar Poposki në prezantimin e tij.

Desk
By Desk 12 Prill, 2019 20:54