Portieri legjendar i infektuar me COVID-19 po lufton për jetë

Portieri legjendar i infektuar me COVID-19 po lufton për jetë

Portieri legjendar turk, Rustu Recber, është në gjendje kritike pasi është infektuar me koronavirus.

Ish portieri i skuadrave si Fenerbahce, Barcelona dhe Besiktas, sipas medieve në Turqi raportohet se është infektuar nga gruaja e tij, Isil, përcjell lajmi.net.

Ajo ishte kthyer nga shtetet e bashkuara të Amerikës së fundit, dhe duhej të ishte në izolim për 14 ditë, por ajo kishte vendosur të shkonte menjëherë në sallonin e saj të bukurisë. Kjo thuhet të jetë edhe arsyeja pse atë e sulmojnë në Turqi.

Në Turqi raportohet se gjendja e tij nuk është mirë.

Rustu mban rekordin e paraqitjeve për Kombëtaren e Turqisë, duke veshur fanellën e kuqe 124 herë.

Ai ishte pjesë e kombëtares në Kampionatet Evropiane 1996, 2000 dhe 2008, ndërsa mbrojti portën e turqve edhe në Kupën e Botës së vitit 2002, kur përfunduan në vendin e tretë, duke u mundur nga Brazili i Ronaldos, që në triumfoi në këtë turne.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 31 Mars, 2020 20:04

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.