Postat, 50 milionë euro humbje për 6 muaj

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 9, 2020 15:46

Postat, 50 milionë euro humbje për 6 muaj

Bankat kanë filluar garën për marrjen e qarkullimit pagesor të “Postave të Maqedonisë”. Të premten, do të dihet sa prej bankave tregtare në vend janë të interesuar për ta marrë punën. Problemi i madh në gjithë procesin mund të ndodhë nëse banka e re që do të punojë me Postën nuk mund të vazhdojë ta përdorë softuerin bankës së falimentuar “Eurostandard”. Por, drejtori i këtij institucioni thotë se është optimist se nuk do të ketë nevojë për softuer të ri për bankën e ardhshme.

https://youtube.com/watch?v=etSq1jFHUR0%3Ffeature%3Doembed

Qarkullimi i bllokuar pagesor i Postës është vetëm një nga arsyet e humbjeve financiare të kësaj kompanie shtetërore, e cila tejkalon 50 milion euro për gjashtë muaj.

Përveç faktit që rënia e bankës Eurostandard paralizoi qarkullimin pagesor të “Postave të Maqedonisë” ku nuk mundej të paguaj fatura për qytetarët, u ndërpre pagesa e pensioneve dhe ndihmave sociale për shfrytëzuesit që pensionin e merrnin në adresën e tyre të shtëpisë përmes postierit.

Ile Petreski – ALSAT

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 9, 2020 15:46