Pozicioni i LSDM-së është pjesëmarrja aktive në procesin e dekriminalizimit të kanabisit

Desk
By Desk October 30, 2020 21:27

Pozicioni i LSDM-së është pjesëmarrja aktive në procesin e dekriminalizimit të kanabisit

Nënkryetari i LSDM-së, Kosta Petrov, në Forumin e Kanabisit theksoi se pozicioni i LSDM-së është pjesëmarrja aktive e partisë në procesin e dekriminalizimit të kanabisit, përcjell FLAKA.

“Vetë fakti që jam këtu do të thotë që ne në parti po diskutojmë seriozisht këtë temë. Por ne jemi një parti moderne dhe evropiane dhe ndjekim proceset. OJQ-të kanë kërkesa specifike në lidhje me kanabisin dhe ne duhet të flasim për to. Ne në parti flasim për këtë dhe mbështesim procesin e dekriminalizimit”, tha Petrov.

Ai theksoi rëndësinë e arsimit për dekriminalizimin e kanabisit nga dy aspekte – shëndetësor dhe ekonomik. FLAKA

 

Desk
By Desk October 30, 2020 21:27