Pr/ligji për punë të jashtme, 80% e ambasadorëve do të jenë diplomatë karriere

Desk
By Desk 12 Dhjetor, 2019 19:19

Pr/ligji për punë të jashtme, 80% e ambasadorëve do të jenë diplomatë karriere

Ministria e Punëve të Jashtme hapi debatin publik për tekstin e propozim/ligjit të ri për Punë të Jashtme.

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, tha se me ligjin e ri pretendohet reformë e thellë në shërbimin diplomatik, rritje të dukshme të përqindjes së ambasadorëve nga radhët e diplomatëve të karrierës dhe reduktimin e diplomatëve të emëruar nga politika.

“Teksti kornizë i Ligjit për Punë të Jashtme ka për qëllim reformën e shërbimit diplomatik për profesionalizim të plotë dhe përafrimin drejt rrjedhave evropiane për shërbime diplomatike bashkëkohore të një shteti të vogël. Ka prirje që të tejkalohen dobësitë e konstatuara në ligjin aktual përmes ndërtimit të shërbimit diplomatik politikisht neutral, duke kontribuar në përforcimin e kapaciteteve të ministrisë në drejtim të funksionimit në harmoni me konventat e Vjenës dhe marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare ku bazohet diplomacia në botë.”,- tha ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov.

Teksti i propozim ligjit në përgjithësi është në favor të profesionalizimit të diplomacisë, thotë ish ministri Jashtëm, Aleksandar Dimitrov, duke veçuar si mangësi mundësinë për “veting” në trupin diplomatik.

“Mendoj se kjo përpjekje e Qeverisë që të bëjë strukturë profesionale, ndërtim diplomatik të kuadrove është bërë me sukses në tekstin që patëm në dispozicion. Në pjesën e përgjegjësisë, sipas mendimit tim duhet të parashihet sistem vetingu.”,- u shpreh ish ministri i Jashtëm, Aleksandar Dimitrov.

Organizimi sindikalist i ndarë. Përderisa, Sindikata e Shërbimit Diplomatik Maqedonas, në parim, e mbështet propozim ligjin edhe pse ka një mori vërejtjesh, Sindikata Diplomatike Maqedonase kërkon përgatitjen e teksti të ri përmes një procesi inkluziv.

“Shumë dispozita dhe nene i përkrahim. Njëkohësisht kemi edhe vërejtjet tona për nene të caktuara dhe trajtimin e kategorive të caktuara të të punësuarve në Ministri. Vërejtjet tona do t’i paraqesim në formë të shkruar.”,- u shpreh Refet Hajdari nga SShDM.

“Kemi më shumë se 30 vërejtje. D.m.th. kontestojmë ¼ e ligjit, prandaj konsiderojmë se ky është numër i madh i dispozitave të papërshtatshme që ligji të mbetet si i tillë. Kërkojmë përgatitjen e një ligji të ri.”,- theksoi Zoran Dabiq nga SDM.

Përgatitja e një ligji të ri për punë të jashtme u paralajmëruar që në fillim të mandatit të kësaj qeverie, por sipas ministrit të Jashtëm, Nikolla Dimitrov, vonesa ka ndodh për shkak të prioriteteve të tjera, si anëtarësimi në NATO dhe angazhimi për marrjen e datës për fillim të bisedimeve me BE-në. Për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, miratimi i këtij ligji mund t’i mbetet legjislaturës së re. (Tvm2)

Desk
By Desk 12 Dhjetor, 2019 19:19