Pranohet aktakuza për “Lidhjen ndërkombëtare”, akuzohen Boki 13 dhe deputetja Remenski

Desk
By Desk May 12, 2020 19:36

Pranohet aktakuza për “Lidhjen ndërkombëtare”, akuzohen Boki 13 dhe deputetja Remenski

Në Penale do të gjykohet rasti Lidhja Ndërkombëtare. Boki 13 do të duhet të ulet në bankën e të akuzuarve për mashtrim dhe pastrim parash.

Përveç tij, akuzohen gjithashtu babai i tij Mile Jovanovski, nënkryetarja e Lidhjes, Jasna Mandiç, si dhe deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski. Kjo pason pasi shefja e Prokurorisë për Krimin e Organizuar, Vilma Ruskovska, paraqiti aktakuzë, ndërsa sot Gjykata Penale e pranoi atë. Tani, rasti duhet t’i caktohet një gjykatësi dhe të caktohet gjykimi i parë për këtë rast. Në rastin e Lidhjes Ndërkombëtare, janë dëmtuar biznesmenë që Boki 13-shit i kanë paguar gati një milion euro, dhe ai u ka premtuar atyre projekte fiktive për shtëpi pleqsh.

Desk
By Desk May 12, 2020 19:36