Prej nesër “skrining masiv”

Desk
By Desk May 12, 2020 22:04

Prej nesër “skrining masiv”

Në 12 qytetet nuk ka më Kovid-19, nga nesër skrining masiv.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se përfundimisht me ditën e sotme në 12 qytete ku kishte të infektuar, nuk ka më raste aktive të KOVID-19.

Ai u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe t’i përmbahen këtij trend.

“Në periudhën e ardhshme presim një situatë të qëndrueshme dhe të qetë sa i përket epidemisë. Meqenëse kapacitetet e testimit janë lehtësuar, që nga nesër do të fillojmë me një skrining masiv – do të fillojmë me punonjësit në kopshtet e fëmijëve”, shkroi Filipçe.

Desk
By Desk May 12, 2020 22:04