Premier Liga cakton datën e rinisjes së sezonit

Desk
By Desk April 18, 2020 20:26

Premier Liga cakton datën e rinisjes së sezonit

Më 8 qershor pritet të rinisë sezoni 2019-2020 i Premier Ligës në Angli. Për shkak të pandemisë “Covid-19”, futbolli në Europë është paralizuar nga 12 mars, por pas thuajse tre muajsh ndalesë është programuar që kampionati anglez të rinisë në datën 8 qershor, të paktën kështu ka vendosur Federata Angleze e Futbollit.

Të gjitha ligat e rëndësishme europiane ashtu si Premier Liga e kanë diskutuar me UEFA-n gjatë kësaj periudhe për të mësuar kur do të jetë e mundur rinisja e kampionateve.

Ideja është që 92 ndeshjet e mbetura deri në fund të kampionatit të luhen në harkun e 5 javëve dhe kampionati të përfundojë në mes të korrikut.

Desk
By Desk April 18, 2020 20:26