Premierë – Vjen super balada nga Gramos Simnica (Video)

Premierë – Vjen super balada nga Gramos Simnica (Video)

Me zërin e ti melankolik ka bërë mira fansa për vete që me prezantimin e parë. Ka një zë unik, të jashtëzakonshëm. Me një shikim ‘vrastar’ dhe butësi në interpretim, shoqëruar nga një vokal prej një ylli të vërtet, ai sigurisht se ka një të ardhme të ndritur në Show Bizin Shqiptar. Gramos Simnica quhet djaloshi që kohëve të fundit ka shkëlqyer në industrinë muzikore shqiptare, si një premtim serioz që i bëhet të ardhmes. Është i ri në moshë por deri më tani ka arritur të ketë shumë ndjekës rrethë vetës. Kënga e fundit nga Gramos Simnica mbanë titullin Gjynah, këngë kjo që premierën ekskluzive e ka pasur në kanalin muzikor -Baresha- dhe menjëherë pas lansimit është vërshuar nga klikimet dhe komentet pozitive.

https://youtu.be/5nH4ktdCLF4

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 31 Janar, 2018 18:05

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.