Premtime lokale për zgjedhjet lokale

Desk
By Desk 2 Prill, 2019 20:36

Premtime lokale për zgjedhjet lokale

Turizmi, infrastruktura, emigracioni, ekologjia janë vetëm disa nga temat në të cilat bazohen premtimet e pesë kandidatëve për kryetar komune për Ohrin, përcjell FLAKA.

LSDM dhe VMRO DPMNE garojnë me njerëz të njohur dhe me mjekë të shquar. Zgjedhja e partisë në pushtet është Konstantin Georgievski, specialist internist, këshilltar dhe ushtrues detyre kryetar komune. Partia opozitare po garon me një neurokirurg nga Shën Erasmus, Mitre Miloshoski.

Mihail Trendafilov-Nançe nga GDU, është i njohur për publikun si kryetar i shoqatës “Ndërgjegjja”.

Stevçe Stevoski është një kandidat nga një parti relativisht e re “Demokratët”. Punoi si inspektor në SIA Ohër dhe në zgjedhjet e fundit ai ishte një kandidat i pavarur.

Xhemal Mena është kandidat i BESA. Ai mendon se si kryetar i komunës do të duhet të rivendosë shpresën për shqiptarët.

Dy mjekë të shquar konkurrojnë për postin e kryetarit edhe në Dibër: Hukuran Duka nga BDI dhe Arben Agolli nga Aleanca me mbështetje të BESËS. Duka është urolog i specializuar i cili në vitin 2017 u bë këshilltar dhe aktualisht kryen funksionin e ushtruesit të detyrës kryetar komune. Sfidanti i tij, Agolli, është një pediatër i cili në zgjedhjet e fundit lokale ishte gjithashtu kandidat për kryetar të Aleancës, por humbi me një dallim të vogël nga i ndjei Ruxhi Lata.

Kryetar komune do të zgjidhet edhe në Novo Sellë. Biznesmeni Nikolla Andonov i LSDM-së ka përvojë si kryetar komune, pasi që ai e ka kryer këtë funksion në periudhën 2005-2009. Nikolço Stoilkov është personi i parë në komitetin komunal të VMRO DPMNE në këtë komunë, sipas profesionit jurist i punësuar në Drejtorinë doganore.

Në këto tri komuna, ata do të votohen paralelisht me presidencialet dhe kryetar komune më 21 prill dhe ndoshta do të ketë edhe raund të dytë i cili zhvillohet me 5 maj. FLAKA

Desk
By Desk 2 Prill, 2019 20:36