Presidencialet, 17 të sëmurë kanë votuar sot në Gostivar

Desk
By Desk 20 Prill, 2019 13:21

Presidencialet, 17 të sëmurë kanë votuar sot në Gostivar

Vetëm 17 persona të sëmurë kanë votuar sot në Gostivar në zgjedhjet e gjashta presidneciale që mbahen nesër, njofton Flaka Gjithsejt ka pasur 18 kërkesa, njëra nuk është miratuar për shkak të mospasjes së dokumentit valid për realizim të drejtës së votës. Nga personat të cilët ndodhen në paraburgim shtëpiak, askush nuk ka parashtruar kërkesë për të votuar. Në Komunën e Gostivarit ka gjithsejt 79.411 qytetarë me të drejtë vote të cilën do të mund ta realizojnë në 121 vendvotime. Mustafa Musliu – kryetar i KKZ – Gostivar, thotë se të gjitha vendvotimet janë të përgatitura dhe gjatë ditës së sotme është shpërndarë materiali zgjedhor. Të sëmurët kanë votuar në shtëpitë e tyre ose në qendrat siptaliore. Ndryshe, në mesnatë përfundoi fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe për zgjedhjet e parakohshme lokale që do të mbahen në tre komuna. Sot, një ditë para zgjedhjeve, në nivel të shtetit, të drejtën e votës kanë pasur mundësi ta realizojnë 1.640 persona në burgjet e vendit dhe persona që janë në arrest, shtatë persona të shpërngulur brenda vendit, si dhe 3.583 persona të sëmurë dhe të moshuar të cilët këtë e kanë kërkuar nga komisionet komunale zgjedhore. Personat e zhvendosur brenda vendit votojnë në strehimoret ku strehohen, të sëmurët dhe personat me aftësi të kufizuara në shtëpitë e tyre dhe votuesit që në ditën e votimit janë në masën e arrestit shtëpiak në vendin ku e vuajnë këtë masë. Votimi edhe sot edhe nesër në ditën e zgjedhjeve fillon në orën shtatë dhe do të zgjatë deri në orën 19. Në 3.480 vendvotime në Republikë dhe në 32 jashtë vendit në zgjedhjet e gjashta presidenciale mund të votojnë 1.808.131 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore. Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 5 maj. Flaka

Desk
By Desk 20 Prill, 2019 13:21