Presidencialet, PDSH me tubim në Studeniçan
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), sonte ka mbajtur tubim në Komunën e Studeniçanit. Tubimi ka ardhur për zgjedhjet presidenciale, përcjell FLAKA.
PDSH është njëra nga 31 partitë politike të pushtetit që përkrah kandidatin presidenciale, Stevo Pendarovski.
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në tubimin në Studeniçan ka bërë thirrje që të votohet kandidati i koalicionit Stevo Pendarovski, ndërsa ai ironizoi me kandidaturën e prof.dr. Blerim Reka.
“Mos të nxeheni me miq, baskëpunëtorë dhe familjet tona. Nuk është momenti i garës politike. Ata që paraqiten në garën politike dhe e quajnë veten se kanë një kandidat shqiptar, i ngjajn asaj sikur kur luhet loja e futbollit dhe ata ushtrojnë mbas golit. Gara e vërtetë është finishi i garancës institucionale të Maqedonisë së Veriut, se rruga drejt NATO-s është pakthim. Institucioni i presidentit shtetit, është rrumbullakësimi i institucioneve që kanë marrë si obligim për të përmbyllur këtë proces të pakthyeshëm. Ju lus që të angazhoheni që në këto zgjedhje ta votoni numrin 3, sepse unë dhe PDSH-ja jemi garancë për cështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët.”, theksoi Thaçi.
Menduh Thaçi: Votoni Stevon, nuk është momenti i garës politike ata që e quajnë veten se kanë një kandidat shqiptar janë si ata në futboll që presin topat mbrapa gollit!
Posted by Realiteti on Thursday, April 4, 2019
FLAKA