Presidenti Biden dhe politika e tij në Kosovë dhe Ballkan

Desk
By Desk November 7, 2020 20:48

Presidenti Biden dhe politika e tij në Kosovë dhe Ballkan

PRESIDENT!
Me 1993 Joe Biden vizitoi Bosnjen. E pa tmerrin. U kthye ne Washington dhe shkroi nje raport. 100 faqe. Raport profetik. Shkroi: nese nuk e ndalim tash agresionin serb, ne Srebrenice do te kete gjenocid. Me 1995 forcat serbe kryen gjenocid. Biden shtroi nje pyetje legjitime: pse i mbajme forcat paqeruajtese te OKB ne Bosnje – vetem per t’i vezhguar viktimat ndersa serbet i vrasin e bota nuk u jep arme boshnjakeve per t’u mbrojtur?

Pastaj Joe Biden shkroi: nese nuk e ndalim Sllobodan Millosheviqin ne Bosnje, ai do te ndihet i trimeruar dhe do t’i deboje shqiptaret e Kosoves ne Maqedoni dhe Shqiperi. Kater vite pas Srebrenices kjo ndodhi ne Kosove. Çfare analize profetike. Kontributi i Joe Biden ne çlirimin e Kosoves eshte esencial. Me 2016 vizitoi Kosoven me premtimin se çdo anetar i familjes se tij perhere do ta vizitoje Kosoven.

Joe Biden ndoshta nuk do te beje aq sa pritet prej tij ne Ballkan (e sidomos ne Kosove), por gjithsesi Kosova nuk do te ballafaqohet me amatore e tyxhare politike pa asnje dije e interesim per historine e Kosoves dhe te Amerikes ne Kosove, te cilet sukses te karrieres e shihnin kur shkonin e festonin e kendonin ne Beograd me nje ish-çetnik serb qe me 1995 kishte thene se per nje serb te vrare nga bashkesia nderkombetare do te vriteshin nga serbet se paku 100 myslimane ne Bosnje. Lojerat e ndyra qe disa parti politike te Kosoves i kane bere ne 12 muajt e fundit nen petkun e rrejshem te “proamerikanizmit” duhet te kene konsekuence. Sa me shpejt. E shpejt domethene: zgjedhje dhe legjitimitet te ri politik.

Desk
By Desk November 7, 2020 20:48