Presidenti Bouteflika jep dorëheqjen pas 20 vjetësh

Desk
By Desk 1 Prill, 2019 19:53

Presidenti Bouteflika jep dorëheqjen pas 20 vjetësh

Presidenti algjerian Abdelaziz Bouteflika tha se do të japë dorëheqjen përpara se afati i tij i katërt të skadojë më 28 prill.

Në një deklaratë të shkurtër nga kabineti presidencial, Bouteflika tha se “hapa të rëndësishëm do të ndërmerren për të siguruar vazhdimësinë e funksionimit të institucioneve shtetërore” gjatë periudhës së tranzicionit pas largimit nga vendi ku ai ishte nga 1999, raporton AP.

Miliona algjerianë kanë protestuar anembanë vendit çdo javë, duke kërkuar që Bouteflika të japë dorëheqjen së bashku me kuadrot e tij besnikë.

Presidenti 83-vjeç rrallë shfaqet në publik pasi ka pësuar një sulm në tru, në vitin 2013. Ai fillimisht shpalli kandidaturën për mandatin e pestë, pastaj u tërhoq dhe shtyu zgjedhjet në përgjigje të protestave masive.

Desk
By Desk 1 Prill, 2019 19:53